Provoni një platformë të thjeshtë për të llogaritur shpejt dhe lehtësisht materialet e nevojshme dhe për të marrë një ofertë për sistemin e termoizolimit të fasadës.

Kalkulatori i fasadës Weber do t'ju ndihmojë të përzgjidhni midis gamës së gjerë të sistemeve të izolimit ETICS dhe do të llogarisë, bazuar në sipërfaqen, sasitë e nevojshme të materialit për projektin tuaj.

Si funksionon?

Në hapin e parë ju zgjidhni sistemin që i përshtatet më së miri projektit tuaj - zgjidhje efektive, një zgjidhje me rezistencë të lartë mekanike ose për frymëmarrje optimale të sistemit, një sistem termoizolimi me lesh guri ose zgjidhje ekonomike për shtëpitë familjare.
Në hapin tjetër do t'ju shfaqen produktet e rekomanduara për përbërjen e sistemit - Ngjitësit e fasadës, pllakat e termoizolimit, upat e fasadës, rrjeta me fibra qelqi, astari dhe suvaja dekorative. Ju sigurisht që mund t'i ndryshoni këto produkte sipas imagjinatës dhe kerkeses tuaj.
Për më tepër, duhet të përcaktoni llojin e ndërtesës, trashësinë e izolimit, sipërfaqen e fasadës, si dhe të zgjidhni elementet dhe profilet. Pasi të zgjidhni ngjyrën dhe granulimin e suvasë dekorative, do të keni në dispozicion një llogaritje paraprake treguese të çmimit të izolimit.
Jo vetëm që mund të ruani dhe shkarkoni të gjithë informacionin e gjeneruar në formatin pdf, por ne gjithashtu ju mundësojmë të kontaktoni distributorin më të afërt për të marrë një ofertë, apo përfaqesuesin tonë të shitjes, me të cilin mund të konsultoheni për opsione të tjera.
 

Mos hezitoni të provoni Llogaritësin tonë të Fasadës Termike!